```html ```
AlbaChat

Pyetje dhe Përgjigje

Nëse pyetjen tuaj nuk e gjeni në listë, na vizitoni në dhomën #Ndihme dhe bëni pyetjen direkt, në mënyrën më të qartë.

Asnjë rezultat

Asnjë pyetje nuk përputhet me kërkimin tuaj. Provoni një fjalë tjetër, ose pyetni direkt në #Ndihme.

Hyr në #Ndihme

Fillimi

Si mund të hyj në AlbaChat?

Mund të hysh direkt në AlbaChat nga telefoni ose kompjuteri përmes shfletuesit, pa instaluar aplikacion.

A duhet të regjistrohem për të biseduar?

Për të filluar bisedën mund të zgjedhësh një nofkë dhe të hysh në chat. Disa funksione mund të kërkojnë regjistrimin e nofkës.

A mund të hyj nga telefoni?

Po. AlbaChat mund të përdoret direkt nga shfletuesi i telefonit. Nuk është e nevojshme të instalosh një program për të filluar bisedën.

A mund të hyj nga kompjuteri?

Po. Mund të përdorësh AlbaChat nga shfletuesi në kompjuter, laptop ose pajisje të tjera që mbështesin shfletimin në internet.

A duhet të instaloj aplikacion?

Jo. Mund të hysh direkt nga shfletuesi pa instaluar aplikacion. Për përdoruesit që preferojnë klientë IRC, mund të përdoren edhe KiwiIRC ose TheLounge.

Si mund të filloj një bisedë?

Hyr në AlbaChat, zgjidh një nofkë dhe futu në një dhomë chat-i. Pasi të jesh brenda, mund të fillosh të shkruash dhe të bisedosh me përdoruesit e tjerë.

A është AlbaChat falas?

Po. AlbaChat është falas dhe i hapur për të gjithë shqiptarët kudo në botë, direkt në shfletues.

Cilat janë dhomat kryesore?
#AlbaChat
Bisedë e përgjithshme.
#Ndihme
Suport dhe pyetje rreth chatit. Ndihmë zyrtare merret vetëm nga stafi këtu.
#Kuiz
Loja Kuiz. Shih kategorinë #Kuiz për kushtet.

Për t'u futur në një dhomë shkruaj:

/join #Ndihme
Cilat janë komandat bazë?
/nick emri
Ndryshon nofkën.
/join #dhoma
Hyn në një dhomë.
/msg nicku mesazhi
Dërgon mesazh privat.
/part #dhoma
Del nga një dhomë.
/quit
Del nga chati.
!ndihme
Shkruaje në dhomën #Ndihme për komandat publike, deri sa dikush t'ju përgjigjet.

Për komandat e serviseve shih kategorinë Serviset.

TheLounge apo KiwiIRC: cilin të zgjedh?

Të dyja funksionojnë direkt në shfletues, pa instalim, dhe mbështesin identifikimin me SASL. TheLounge të lejon edhe të ngarkosh foto direkt në chat.

Nofka dhe dhomat janë të njëjta në të dyja, prandaj mund të provosh njërën dhe të kalosh te tjetra nëse nuk të pëlqen.

Nickat

Si të zgjedh një nofkë?

Kur hyn në chat, zgjidh një nofkë që dëshiron të përdorësh. Nëse nofka është e regjistruar, duhet të përdorësh një nofkë tjetër ose të autentikohesh si pronari i saj.

Pse nuk mund të përdor nofkën që dua?

Nofka mund të jetë e regjistruar ose duke u përdorur nga një përdorues tjetër. Provo një nofkë tjetër ose ndiq udhëzimet për regjistrimin dhe identifikimin e nofkës.

Pse duhet ta regjistroj nickun?

Arsyeja kryesore për të regjistruar nickun tuaj është që të mos keqpërdoret. Ka persona që vjedhin nicka të huaja dhe prezantohen me emra të rremë për të keqpërdorur informata që ju i jepni në besim.

Nëse personi me të cilin bisedoni ka nick të regjistruar, shënoni /ns info nickun për të verifikuar se është vërtet ai person.

Si regjistrohet nicku?

Për të regjistruar nickun tuaj shënoni:

/nickserv register password e-mail

Mënyra tjetër është prej login.zemra.org. Vizitoni Info rreth regjistrimit të nickut për më shumë.

Nuk mund ta regjistroj nick

Arsyet kryesore:

  • Passwordi nuk ka mbi 6 shifra
  • Passwordi është i njëjtë me nickun
  • I njëjti email është përdorur për më shumë nickname
  • Nicku është i regjistruar nga dikush tjetër
  • Nëse lexoni You must have been using this nick for at least 120 seconds to register duhet të jeni online mbi 120 sekonda
  • Nuk e keni konfirmuar nickun (email i rremë ose Gmail, i cili nuk pranohet)

Shihni Info rreth regjistrimit të nickut.

Nuk më vjen kodi në email

Kontaktoni një ADMIN të dhomës #Ndihme për t'ju konfirmuar nickun. Nëse s'ka admin online, dërgoni email me: nickun që doni, passwordin që doni dhe emailin tuaj.

Dua ta mbaj emailin sekret

Mund të hapni email të ri, ose kërkoni ndihmë në #Ndihme nga ndonjë Services Admin.

Nicku i regjistruar më bëhet Guest*

Konfirmoni se shënoni passin e saktë — shpesh shkronja e parë shënohet me të madhe kurse passwordi është me shkronja të vogla.

Në disa raste kur përdoruesit përdorin TheLounge, ndodh që passwordi nuk dërgohet me sukses. Nëse jeni kyçur me TheLounge dhe hasni në këtë problem, shënoni vetëm nickun dhe kyçuni, pastaj shënoni:

/identify PASSIN-tuaj

Për probleme të tjera, na kontaktoni në #Ndihme dhe sqaroni çfarë problemi keni.

Nicku i regjistruar nuk bëhet Guest pa i dhënë passwordin

Së pari konfirmoni që nicku është i regjistruar:

/ns info nickun-tuaj

Mundësitë kryesore: nicku nuk është i regjistruar, e ka regjistruar dikush tjetër, keni IP/Host në access listë, ose nuk keni përdorur opsionin kill.

Kontrolloni access listën. Është mirë të jetë e zbrazët — fshini me /ns access del IP/Host:

/ns access list nickun-tuaj

Nëse mbetet problem, përdorni /ns set kill on ose /ns set kill quick on.

Pse më është çregjistruar nicku?

Nicku rri i regjistruar 60 ditë — nëse nuk hyni në chat 61 ditë, çregjistrohet automatikisht.

Shënoni /ns info nickun-tuaj; nëse thotë i paregjistruar, duhet ta regjistroni nga fillimi. Nëse është i regjistruar por s'mund ta përdorni, na kontaktoni në #Ndihme.

Pse nuk mund ta ndrroj nickun?

Nëse jeni kyçur me nick të paregjistruar por keni nick të regjistruar, identifikohuni dhe pastaj ndryshoni nickun, psh:

/identify DeviL PassiIM
/nick Nickun-tuaj

Nëse s'e keni të regjistruar, regjistrojeni për t'u shmangur ndalesave — shihni Si regjistrohet nicku?

Dikush e përdor nickun tim — ka ngelur në chat

Shënoni /ns ghost nickun passin, psh:

/ns ghost DeviL 12365485

Kick-u largon vetëm nga #AlbaChat, jo nga serveri; lidhjet e humbura mbyllen zakonisht brenda 2-3 minutash. Nëse nicku s'është i regjistruar, mund ta përdorë çdo mysafir.

Si të identifikohem pasi hyj në chat?

Nëse nicku yt është i regjistruar, shkruaj:

/identify PASSI

Nëse hyn me një nofkë tjetër, shto edhe nickun e regjistruar: /identify nicku passi.

Me KiwiIRC ose TheLounge mund të identifikohesh automatikisht me SASL. Shih Çfarë është SASL?

Harrova passwordin e nickut. Çfarë të bëj?

Hyr në #Ndihme dhe sqaro problemin, ose plotëso formularin te Kontakto Stafin. Shkruaj nickun dhe çfarë ndodh saktësisht kur provon të identifikohesh.

Mos e jep kurrë passwordin publikisht në dhomë.

Bllokime

Nuk mund të shkruaj në publik

Nëse adresa nuk është e bllokuar por s'keni nick të regjistruar dhe IP-ja ndryshon shpesh, prisni 2 minuta para se të shkruani në #AlbaChat, #Kuiz ose #Ndihme.

Për shkak të sharjeve/reklamave, disa adresa janë bllokuara dhe nickat e paregjistruara s'mund të shkruajnë në publik. Nëse ju del You are banned (#AlbaChat) (APP) ose Cannot send to channel #AlbaChat:

  • Nëse keni nick të regjistruar dhe jeni bllokuar, kontaktoni një @ të chatit. Për të kontrolluar: /ns info nicku-juaj, psh /ns info DeviL.
  • Nickat e parazgjedhur (Guest*, Emri*, *User*, Kiwi*, AndroUser*, *Lounge*) kanë të bllokuar shkrimin në publik dhe nuk lirohen.
  • IP-të e reja kërkojnë REPUTACION mbi 10.

Komanda për t'i mundësuar shkrim nickave të regjistruara me IP/Host të bllokuar:

/mode #AlbaChat +e ~a:nicku-i-personit
Pse IP-ja ime është e bllokuar?

Për shkak të sharjeve dhe reklamave, disa adresa IP janë bllokuar. Kontrolloni IP-në te ip.zemra.org dhe regjistroni nickun që të mos preheni nga ndalesat.

Nëse problemi mbetet, kontaktoni stafin në #Ndihme me nickun dhe IP-në tuaj. Shih edhe Nuk mund të shkruaj në publik.

Pse më vendoset mode +R?

Vetëm nickat e regjistruara mund t'ju shkruajnë. Disa IP problematike bllokohen kur dikush prish chatin. Nëse keni nick të regjistruar dhe hasni problem, na kontaktoni në #Ndihme.

Pse shoku/shoqja ka Ban ose Gline?

Lexoni BAN/Shun/Gline për ta ndihmuar.

Pse unë u largova e tjetri jo?
  • Çdo anëtar i stafit është vullnetar, askush s'rri në chat 24 orë
  • Mund të jeni larguar automatikisht për fjalë të gabuara ose të palejuara — lexoni rregulloren
  • Stafi mund t'ju ketë lexuar juve e jo tjetrin — dërgoni kopjet e tjetrit në #Ndihme
  • Askush s'mund të lexojë gjithçka publike, sepse ka edhe biseda private
  • Ndodh që largoheni para dhe s'shihni çfarë ndodh pas jush

Mos e filloni ankesën me urrejtje ose fyerje — do keni rezultate më të mira.

Pse marr BAN ose Gline automatikisht?

Ka gjasa të keni përdorur nickun e dikujt që ka thyer rregulloren. Regjistroni nickun që ju pëlqen që të mos ua keqpërdorë dikush.

Kontaktoni stafin dhe plotësoni formularin me Nickun, IP-në dhe arsyen.

Pse marr shun kur dal nga të gjitha dhomat?

Disa përdorin këtë metodë për të reklamuar ose fyer duke u fshehur nga lista. Për ta ndaluar, kemi SHUN automatik për vizitorët jashtë çdo dhome ose #AlbaChat. Nuk është ndalesë personale.

Vetëm nickat e regjistruar mund të lidhen prej IP-së tuaj

Nëse e shihni këtë mesazh, dërgoni kërkesë me email ose regjistrohuni te Regjistro nickun.

Pas hyrjes shkruani /QUOTE AUTH nick:password, psh:

/quote auth DeviL:kodisekret

Për SASL — përdorni KiwiIRC ose TheLounge.

Certifikatë pa password: /ns cert add. Kontrolloni IP-në: Si e kam IP adresën?

Ju lutem rilidhuni nëpërmjet chat.zemra.org

Keni provuar të lidheni direkt në serverin IRC, ku shumica e IP-ve janë bllokuara.

max-concurrent-conversations: pse më del ky gabim?
  • Të paregjistruar: mesazh drejtuar mbi 5 personave brenda 150 sekondash.
  • I/e regjistruar: mesazh drejtuar mbi 10 personave brenda 450 sekondash.

Zakonisht sinjalizon reklamë ose mesazh identik dërguar shumë njerëzve.

Privati

Si të bëj IGNORE dikë që më pengon?

Shënoni:

/ignore DeviL
/silence +DeviL

Për ta hequr: /ignore -DeviL ose /silence -DeviL.

Si mund ta bllokoj ose zhbllokoj PV-në?
/mode nickujuaj +R ose /umode2 +R
Bllokon PV vetëm për nickat e paregjistruara. -R e liron.
/mode nickujuaj +D ose /umode2 +D
Bllokon PV për të gjithë (përveç adminëve). -D e liron.
Mode persist +P / -P
+P bllokon për të gjithë përveç listës; -P e liron.
/pmlist
Lista e userave që mund t'ju shkruajnë.
/openpm NICKUN
Shton në listë. Me -persist e mban edhe pas shkëputjes.
/closepm NICKUN
Ia ndalon.

Nëse nuk mund t'i shënoni saktë, dhe nicku DeviL është online: !R !D !P (shtim) ose !-R !-D !-P (heqje), psh /msg #albachat !R

Nuk mund të lexoj/shkruaj në PV?

Disa IP janë bllokuara për sharje/reklama. Nëse dikush ju shkruan por s'ju lexon dot, duhet të regjistrojë nickun e vet. Nëse ju s'i lexoni dot mesazhet e tyre, regjistroni nickun tuaj.

Pse nuk punojnë noticet?

Notice del në faqen aktive, ndërsa mesazhi privat vetëm te personi. Notice mund të përdoret VETËM nga nickat e regjistruara.

!shiko ose !seen nuk funksionon

!shiko dhe !seen tregojnë kur dikush ishte online herën e fundit.

  • Për nicka të regjistruar: /ns info nickun
  • Për të paregjistruar: !shiko NICKUN ose !seen NICKUN
  • Për IP: /msg RadioZemra shiko *@ip-adresen
Si mund të dërgoj foton time dikujt?

Email, rrjete sociale, ose upload dhe dërgim linku. imgbb.com jep një URL që mund ta dërgoni.

lounge.zemra.org lejon upload direkt në chat — mënyra e preferuar.

Si ta raportoj dikë që më shqetëson?

Së pari ndalo mesazhet e tij me /ignore nicku. Pastaj raportoje në #Ndihme ose përmes formularit te Kontakto Stafin, me nickun dhe kopjet e bisedës.

Mos e filloni ankesën me urrejtje ose fyerje — do keni rezultate më të mira.

Lidhja teknike

Çfarë është SASL?

SASL është një mënyrë identifikimi që dërgon nickun dhe passwordin gjatë lidhjes, para se të hysh në chat, prandaj s'ke nevojë të shkruash /identify çdo herë.

KiwiIRC dhe TheLounge e mbështesin. Për mIRC shih Si të identifikohem me SASL?

Si të identifikohem me SASL?

mIRC: Alt+O → Server → Add, pastaj plotësoni:

Description
AlbaChat
Address
web.knaqu.org
Port
6697
Group
AlbaChat
Login Method
SASL (/CAP)
Password
nickun:passwordin, psh DeviL:albachat2007

Shtypni OK.

Lidhje në AlbaChat me mIRC

Për siguri, lidhja përmes mIRC është e bllokuar. Nëse keni nick të regjistruar dhe IP statike, na kontaktoni në #Ndihme.

Si mund të lëshoj BNC në AlbaChat?

Kontaktoni një admin për t'ju lejuar IP-në e BNC-së. Vetëm serverë legalë (të paguar) lejohen.

Problem me psyBNC ose ZNC

Nëse s'lexoni dot bisedat, bëni restart:

psyBNC
/jump
ZNC
/msg *status Restart restartim
Si lidhet psyBNC?

Pas krijimit të user-it:

/server ip.te.psybnc.serverit:portin Passwordin

Pastaj psh /addserver irc.zemra.org: ose me SSL /addserver S=irc.zemra.org:+6697

Ku mund ta shikoj si e kam IP adresën?

Mobil

Si mund të kyçemi në chat me mobil?

Mund të hysh direkt nga telefoni përmes shfletuesit, pa instaluar aplikacion. Për një përvojë alternative mund të përdorësh KiwiIRC ose TheLounge.

Përmes Mutter ose AndroIRC: AlbaChat Mobil

Si mund të kyçemi në chat pa aplikacion?

Përdorni KiwiIRC ose TheLounge.

Serviset

Çfarë servise përdorni në AlbaChat?

Anope Services. Për më shumë, bëni login me nickun e regjistruar te Serviset e AlbaChat.

Cilat janë nickat e serviseve të chatit?
NickServ
Regjistrimi i nickut. /ns ghost nickun passin për ta çkyçur dikë tjetër; /ns help
ChanServ
Menaxhimi i dhomave: /cs help
MemoServ
Mesazhe për nickat e regjistruar: /ms send nickun mesazhin
OperServ
Përdoret nga stafi.
BotServ
Për dhomat e regjistruara: /bs help
HostServ
Host virtual: /hostserv help
Mund të kërkoj vHost personal?

Vendoset automatikisht pas regjistrimit, psh nicku-juaj.zemra.org. Për tjetër:

/msg hostserv request vhostin-qe-ju-e-doni

Kërkesat fyese nuk aktivizohen.

#Kuiz

Si të luaj Kuiz?

Shënoni /join #Kuiz ose !Kuiz në #AlbaChat, zgjidhni nick dhe regjistrojeni.

Cilat janë kushtet e lojës?
/msg Kuiz !ndihme
/msg Kuiz rregullat

Spamfilter

Çfarë është spamfilter?

Sistem i avancuar që ndalon terma/fjalë të përsëritura shpesh ose fjalë të ndaluara — reklama, sharje, apo shkronja të ndaluara.

Si funksionon spamfilteri?

Tekstet shumë të gjata ose me shkronja të përsëritura (si faqet XXX) bllokohen automatikisht, ashtu si fjalitë me përmbajtje reklamuese.

Pse u bllokua mesazhi im?

Mesazhi mund të jetë bllokuar sepse përmban fjalë ose modele teksti që spamfilteri i konsideron të padëshirueshme, reklamuese ose të përsëritura.

A bllokohen automatikisht mesazhet?

Po. Spamfilteri kontrollon mesazhet automatikisht dhe mund të ndalojë përmbajtje që përputhet me rregullat e filtrimit.

Pse nuk mund të dërgoj të njëjtin mesazh disa herë?

Përsëritja e të njëjtit mesazh brenda një kohe të shkurtër mund të konsiderohet spam dhe të bllokohet automatikisht nga sistemi.

Pse bllokohen tekstet shumë të gjata?

Tekstet jashtëzakonisht të gjata mund të ngjajnë me spam ose reklamë dhe për këtë arsye mund të kufizohen nga spamfilteri.

Si të shmang bllokimin nga spamfilteri?

Shkruaj mesazhe normale dhe të shkurtra, shmang përsëritjen e të njëjtit tekst, reklamat, lidhjet e dyshimta dhe përdorimin e tepërt të shkronjave të përsëritura.

A mund të bllokohet një mesazh normal gabimisht?

Po. Një filtër automatik mund të identifikojë gabimisht një mesazh normal si përmbajtje të padëshiruar. Nëse kjo ndodh vazhdimisht, kontakto stafin për ndihmë.

A lejohet reklama në AlbaChat?

Reklamat dhe përmbajtjet e padëshiruara mund të bllokohen nga spamfilteri. Përpara se të publikosh një reklamë ose lidhje promocionale, kontrollo rregullat e AlbaChat.

Çfarë duhet të bëj nëse spamfilteri bllokon një mesazh të rregullt?

Mos e përsërit mesazhin vazhdimisht. Provo ta shkruash ndryshe ose kontakto stafin nëse problemi vazhdon.

Rregullorja dhe stafi

Ku mund të lexoj rregulloren e AlbaChat?

Vizitoni Rregullorja e AlbaChat. Rregullat kryesore:

  • Reklamat ndalohen rreptësisht
  • Sharjet/fyerjet ndaj stafit dhe chatuesve ndalohen
  • Nickat e pista/provokuese ndalohen
  • Publikimi i informatave personale ose bisedave private ndalohet
Çfarë ndodh nëse shkel rregulloren?

Shkeljet mund të çojnë në largim nga dhoma, BAN, Shun ose Gline. Për dallimet mes tyre lexoni BAN/Shun/Gline.

Nëse mendoni se ka ndodhur një gabim, kontaktoni stafin në #Ndihme dhe sqaroni qetë çfarë ndodhi. Shih edhe Pse unë u largova e tjetri jo?

Kush janë stafi i AlbaChat?

Lista e plotë: Stafi i AlbaChat

A lexohen PV nga stafi?

Leximi i privatit është i pamoralshëm dhe pa interes për stafin. Fjalitë që i zë Spamfilteri (sharje, reklama) lexohen nga stafi.

Si mund të bëhem pjesë e stafit?

AOp:

  • Nick i regjistruar mbi 3 muaj
  • Aktiv në #AlbaChat
  • Pa shkelje të rregullores
  • Të dish komandat fillestare
  • Pa mosmarrëveshje me stafin

IRCop:

  • Nick i regjistruar mbi 12 muaj
  • Aktiv dhe ndihmues në #AlbaChat
  • Pa shkelje të rregullores
  • Komandat për IRCop
  • Lexim i plotë i faqeve ndihmëse, Rregullores dhe Komandave
  • Pëlqim nga të paktën 4 anëtarë të stafit

Kontakt dhe linqe

Si mund të kontaktoj stafin e AlbaChat?

Për email, përdorni formularin te Kontakto Stafin.

Si të marr ndihmë në AlbaChat?

Ndihmë zyrtare merret VETËM nga Stafi AlbaChat në dhomën #Ndihme.

Bëni pyetjen konkretisht dhe shënoni !ndihme për komanda publike deri sa dikush t'ju përgjigjet. Në privat kontaktoni vetëm nëse informatat janë sensitive.

Çfarë detajesh duhet të jap nëse nuk mund të kyçem në chat?

Plotësoni formularin: Kontakto Stafin e AlbaChat. Shkruani nickun dhe mesazhin e saktë që ju del.

Linqe kryesore të rrjetit

Ose shihni të gjitha linqet e rrjetit.

Nuk e gjete përgjigjen?

Hyr në dhomën #Ndihme dhe bëj pyetjen direkt, në mënyrën më të qartë. Ndihmë zyrtare merret vetëm nga stafi.