FAQ

Pyetje dhe Përgjigje

Nëse pyetjen tuaj nuk e gjeni në listë, na vizitoni në dhomën #Ndihme dhe bëni pyetjen që keni në mënyrën më të qartë!

Pyetjet më të shpeshta në #Ndihme

A duhet të regjistrohem?

Arsye kryesore për të regjistruar nickun tuaj është që të mos keqpërdoret nicku juaj. Ka persona që vjedhin nicka të huaj dhe prezantohen me emra të rrejshëm. Nëse personi me të cilin ju bisedoni ka nick të regjistruar, shënoni /ns info nickun për të verifikuar se është vërtet ai person.

Si regjistrohet nicku?

Për të regjistruar nickun tuaj shënoni: /nickserv register password e-mail. Mënyra tjetër është nga login.zemra.org. Vizitoni faqen e regjistrimit për më shumë info.

Nicku i regjistruar më bëhet Guest*

Konfirmoni se e shënoni fjalëkalimin e saktë. Në disa raste kur përdorni TheLounge, ndodh që fjalëkalimi të mos dërgohet. Pasi të kyçeni, shënoni: /identify FJALËKALIMIN-tuaj. Për probleme tjera, na kontaktoni në #Ndihme ose [email protected].

Nicku i regjistruar nuk bëhet Guest pa i dhënë fjalëkalimin

Konfirmoni që nicku është i regjistruar duke shënuar /ns info nickun-tuaj. Kontrolloni access listën: /ns access list nickun-tuaj. Fshini IP/Host me /ns access del IP/Host. Nëse lista është e zbrazët por problemi vazhdon, përdorni /ns set kill on ose /ns set kill quick on.

Pse më është çregjistruar nicku?

Nicku i ri i regjistruar 60 ditë, nëse nuk hyni në chat 61 ditë, nicku juaj çregjistrohet automatikisht. Shënoni /ns info nickun-tuaj. Nëse nicku është i regjistruar por ju nuk mund ta përdorni, na kontaktoni në #Ndihme.

Nuk mund ta regjistroj nick

Arsyet kryesore: fjalëkalimi duhet më shumë se 6 shifra; mos të jetë i njëjtë me nickun; emaili i njëjtë është përdorur për më shumë nickname; nicku është i regjistruar nga dikush tjetër; duhet të jeni online më shumë se 120 sekonda për të regjistruar; nuk e keni konfirmuar nickun (email i gabuar ose Gmail nuk pranohet). Vizitoni faqen e regjistrimit për më shumë.

Nuk më vjen kodi në email

Kontaktoni një ADMIN të dhomës #Ndihme për të ju konfirmuar nickun. Nëse nuk ka ADMIN online, dërgoni email në [email protected] me: Nickun që doni, fjalëkalimin dhe emailin tuaj.

Nuk mund të shkruaj në publik

Për shkak të sharjeve dhe reklamave, disa adresa janë bllokuar. Nëse e keni regjistruar nick dhe adresa juaj është e bllokuar, kontaktoni një @ të chatit. Për të parë nëse keni nick të regjistruar: /ns info nicku-juaj. Nickat si Guest*, Kiwi*, *Lounge* kanë të bllokuar shkrimin. IP të reja duhet REPUTACION më shumë se 10. Zgjidhni një nick, regjistrohuni dhe nuk do të hasni në pengesa.

Pse nuk mund ta ndryshoj nickun?

Nëse keni hyrë me nick të paregjistruar por keni nick të regjistruar, identifikohuni: /identify Nicku Fjalëkalimi dhe pastaj /nick Nickun-tuaj. Shikoni sqarimin "Si regjistrohet nicku" sipër.

Si të bëj IGNORE dikënd që më pengon?

/ignore Nicku ose /silence +Nicku. Për të hequr: /ignore -Nicku ose /silence -Nicku.

Si mund ta bllokoj ose çbllokoj PV?

/mode nicku-juaj +R — bllokon PV vetëm për nicka pa regjistruar. -R e liron. +D bllokon për të gjithë (përveç admin). +P bllokon për të gjithë përveç atyre në listë. /pmlist, /openpm NICKUN, /openpm NICKUN -persist, /closepm NICKUN. Në #AlbaChat mund të përdorni /msg #albachat !R ose !-R (nëse DeviL është online).

Dikush e përdor nickun tim — Nicku ka ngelur në chat

Shënoni: /ns ghost nickun fjalëkalimin (p.sh. /ns ghost DeviL fjalëkalimi-juaj). Nëse nicku nuk është i regjistruar, çdokush mund ta përdorë.

Pse marr BAN ose G-line automatikisht?

Ka gjasa të përdorni nick të dikujt që ka thyer rregulloren. Regjistrojeni nickun që ju pëlqen. Kontaktoni stafin përmes formularit të kontaktit duke sqaruar Nick, IP dhe arsyen.

!shiko ose !seen nuk funksionon

Ne AlbaChat kemi !shiko dhe !seen për të parë kur dikush ka qenë online. Për nicka të paregjistruar: !shiko NICKUN ose !seen NICKUN. Për nick të regjistruar: /ns info nickun.

Si mund të dërgoj foton time dikujt?

Email, rrjetet sociale, ose upload dhe dërgoni linkun. imgbb.com ju lejon të ngarkoni foto. lounge.zemra.org ju mundëson të bëni upload dhe të dërgoni direkt në chat — kjo është mënyra e preferuar.

Vetëm nickat e regjistruar mund të lidhen nga IP ime

Nëse e lexoni këtë, IP juaj është e bllokuar për nicka të paregjistruar. Dërgoni kërkesë në [email protected] ose regjistrohuni në login.zemra.org. Nëse keni nick të regjistruar, pas hapjes së chatit shënoni: /QUOTE AUTH nick:fjalëkalimi. Përdorni KiwiIRC ose TheLounge (Mibbit nuk suporton SASL). Për certifikatë: /ns cert add. Kontrolloni nëse IP juaj është e bllokuar: ip.zemra.org.

Mobil

Si mund të kyçem në chat me mobil?

Lidhja nëpërmjet Mutter ose AndroIRC: AlbaChat Mobil.

Si mund të kyçem në chat pa aplikacion?

KiwiIRC: KiwiIRC Chat. Lounge: Lounge Chat. Mibbit: Mibbit Chat.

Serviset e AlbaChat

Çfarë servisi përdorni?

Ne AlbaChat përdorim Anope Servise. Për të parë më shumë, duhet të keni nickun e regjistruar dhe të bëni login në Serviset e AlbaChat.

Cilët janë nickat e serviseve?

NickServ — regjistrimi i nickut, /ns ghost nickun fjalëkalimin, /ns help. ChanServ — menaxhimi i dhomave, /cs help. MemoServ/ms send nickun mesazhin, /ms help. HostServ/hostserv help. BotServ/bs help.

Mund të kërkoj vHost personal?

vHost mund të kenë vetëm nickat e regjistruar (p.sh. nicku-juaj.zemra.org). Për tjetër: /msg hostserv request vhostin-që-doni ose na kontaktoni në #Ndihme.

#Kuiz në AlbaChat

Si të luaj Kuiz?

Shënoni /join #Kuiz ose !Kuiz në #AlbaChat, zgjidhni një nick dhe regjistrohuni.

Cilat janë kushtet e lojës?

/msg Kuiz !ndihme dhe /msg Kuiz rregullat.

Rregullorja

Ku mund të lexoj rregulloren?

Vizitoni Rregullorja e AlbaChat. Rregullat kryesore: reklamat ndalohen; sharje/ofendime ndaj stafit dhe chatuesve ndalohen; nicka të pista/ofendues ndalohen; publikimi i informatave personale ndalohet.

Sqarim i Spamfilter-it

Çfarë është spamfilter?

Spamfilter është sistem që ndihmon të ndalohen terma/fjali të përsëritura ose të ndaluara (reklama, sharje).

Si funksionon spamfilteri?

Mos shënoni tekste tepër të gjata — mund të bllokohen. Bllokimi ndodh për shkak të reklamave; ndodh që fjalitë që ju shënoni të përmbajnë të njëjtat shkronja si faqet e reklamuara (p.sh. përsëritja e shkronjës X për shkak të faqeve XXX).

IP adresa ime

Ku mund ta shikoj si e kam IP adresën?

ip.zemra.org.

Staffi i AlbaChat

Kush janë stafi?

Stafi i AlbaChat.

Si të bëhem pjesë e stafit?

Lexoni kushtet për AOp dhe IRCop në faqen Stafi.

Contact

Si mund të kontaktoj stafin?

Email: [email protected]. Facebook: ZemraOrg. Instagram: Zemraorg. Twitter: ZemraOrg.

Si të marr ndihmë në AlbaChat?

Ndihmë zyrtare merrni vetëm nga stafi në dhomën #Ndihme. Bëni pyetjen dhe shënoni !ndihme. Në privat kontaktoni vetëm nëse informata janë të ndjeshme.

Çfarë detajesh të jap nëse nuk mund të kyçem?

Plotësoni formularin në Kontakto Stafin e AlbaChat.

Nuk e gjetët pyetjen?

Na kontaktoni në #Ndihme ose përmes formës së kontaktit.

Na Kontaktoni