- AlbaChat
- Regjistrohu
Si ta regjistrosh nofkën tënde
Katër hapa dhe nofka është e jotja. Askush tjetër nuk mund ta përdorë kur je jashtë chat-it.
Kujdes me emailin. Përdor Hotmail, MSN, Gmail ose Live.com gjatë regjistrimit. Nëse kodi konfirmues nuk të vjen në INBOX, kontrollo JUNK mail.
Regjistrimi hap pas hapi
Hap chat-in (KiwiIRC ose TheLounge) dhe shkruaj komandat në dritaren e chat-it. Shtyp Kopjo dhe ngjit.
Zgjidh nofkën
Nofka duhet të mos jetë regjistruar nga dikush tjetër dhe të mos ngjajë me nofkën e dikujt tjetër. Lejohen shkronja A-Z, numra 0-9 (por jo si fillim i nofkës) dhe simbolet “_” e “-”, me kusht që e njëjta shenjë të mos përsëritet më shumë se 2 herë. Minimumi është 3 dhe maksimumi 16 shenja.
Disa nofka janë të stafit dhe nuk mund të përdoren. Nofkat pa kuptim (aab, ssx, uuy...) nuk lejohen, as ato fyese ose provokuese.
P.sh. ke zgjedhur nofkën Pranvera. Shkruaj për ta marrë:
/nick PranveraRegjistroje nofkën
Ndrysho Fjalëkalimi me fjalëkalimin që do ta mbash mend dhe që ka më shumë se 6 shkronja, shenja ose numra. Përdor një email të saktë.
/ns register Fjalëkalimi [email protected]Merr kodin nga emaili dhe konfirmo
Kodi vjen në INBOX ose JUNK mail. Zëvendëso kodi-i-konfirmimit me kodin nga emaili:
/ns confirm kodi-i-konfirmimitNëse emaili nuk të ka ardhur ende, provo:
/ns resendPasi ta konfirmosh nofkën, shkruaj këtë që të hysh automatikisht te dhoma kryesore:
/nickserv ajoin add #AlbaChatIdentifikohu sa herë që hyn në chat
Çdo herë që kyçesh duhet të identifikohesh. Zgjidh një nga format:
/ns identify fjalëkalimi-yt/identify fjalëkalimi-yt/identify nofka-jote fjalëkalimi-ytForma e tretë përdoret edhe kur identifikohesh duke përdorur një nofkë tjetër. Për më shumë komanda shkruaj /ns help.
Arsyet pse nuk regjistrohet nofka
- Fjalëkalimi që ke përdorur nuk ka më shumë se 6 shenja.
- Fjalëkalimi është i njëjtë me nofkën tënde.
- Nofka që po përpiqesh ta regjistrosh është regjistruar nga dikush tjetër.
- Nëse lexon mesazhin -NickServ- You must have been using this nick for at least 120 seconds to register., duhet të jesh online më shumë se 120 sekonda para se ta regjistrosh nofkën.
- Nuk e ke konfirmuar nofkën, sepse ke përdorur një email të rremë.
Dikush po e përdor nofkën time
Nëse kyçesh në chat (pas regjistrimit) dhe dikush e përdor nofkën tënde, shkruaj /ns GHOST nofka-jote fjalëkalimi-yt, pastaj /nick nofka-jote, për ta larguar atë person nga chat-i dhe për ta marrë nofkën prapë.
/ns GHOST nofka-jote fjalëkalimi-yt/nick nofka-joteEmaili që do të marrësh nga ne
Mesazhi i konfirmimit duket kështu:
Dërguar nga: [email protected] Për: "nofka" <[email protected]> Subject: Regjistrimi i nofkës (nofka) Përshëndetje, Ju keni regjistruar nofkën në AlbaChat. Shkruani: " /msg NickServ CONFIRM 5AnYh46DF " (pa thonjëzat dhe me shkronjat si në email). Pasi ta keni konfirmuar nofkën, shkruani /nickserv ajoin add #AlbaChat Nëse ky email ju ka ardhur gabimisht ose nuk keni kërkuar ta regjistroni nofkën, ju lutem injoroni këtë mesazh. Nga stafi i AlbaChat https://chat.zemra.org