AlbaChat � Rregullat e komunitetit

Rregullorja e AlbaChat

Përshëndetje! Për ta mbajtur AlbaChat një vend të këndshëm dhe të sigurt për të gjithë, ju lutemi lexoni dhe respektoni rregullat më poshtë.

Rregullat e përgjithshme

Rregullat vlejnë për të gjithë përdoruesit e AlbaChat.

  • Në publik përdorni vetëm gjuhën SHQIPE; në privat mund të përdorni çfarëdo gjuhe.
  • Mos shkruani tekste tepër të gjata (mbi 250 shkronja), sepse mund të bllokohen automatikisht.
  • Bisedat private mos i publikoni pa lejen e personave të përfshirë.
  • Ndalohet përdorimi i nofkave të pakuptimta, ofenduese, provokuese, seksuale, raciste apo fetare.
  • Shembuj të nofkave të palejuara:
    • Të pakuptimta: gdfgf, aaaaaa1, asasas etj.
    • Ofenduese: nofka me fyerje ose gjuhë denigruese.
    • Provokuese: nofka me përmbajtje seksuale ose provokuese.
    • Raciste: nofka që përçmojnë ose diskriminojnë grupe njerëzish.
    • Fetare: nofka që përdorin tituj ose emërtime fetare në mënyrë të papërshtatshme.
  • Mos përdorni proxy ose firewall për të anashkaluar masat e sigurisë së rrjetit.
  • Nuk lejohet flood-i: dërgimi i shpejtë ose i përsëritur i mesazheve të panevojshme.
  • Nuk lejohen klonet, pra lidhja me shumë nofka nga i njëjti përdorues.
  • Nuk lejohen reklamat e asnjë forme. Linket e YouTube mund të tolerohen, por mos e përsëritni të njëjtin link.
  • Ndalohet reklamimi i faqeve, profileve të Facebook, Skype, Twitter, Instagram, adresave të emailit, numrave të telefonit apo informatave personale.
  • Mos shkruani me SHKRONJA Të MëDHA në kanalet publike.
  • Mos i përsëritni të njëjtat fjalë ose fjali radhazi.
  • Kërkesat për cyber sex nuk lejohen. Nëse dikush ju kërkon diçka të tillë, largohuni dhe raportojeni.
  • Ndalohet kërkimi i parave ose ndihmës financiare nga përdoruesit.
  • Ndalohet keqpërdorimi i nofkave dhe paraqitja e rreme. Shkelësit mund të përjashtohen pa paralajmërim.
  • Kërcënimet, diskriminimi, racizmi, sharjet dhe ofendimet ndaj stafit, chatit ose përdoruesve të tjerë ndalohen rreptësisht.
  • Mos dërgoni nga një fjalë në çdo mesazh. Për shembull, mos e ndani një fjali në disa mesazhe:
    • <Zemra123> tung
    • <Zemra123> si
    • <Zemra123> je?
  • Mos i ndani fjalët me pika; përdorni hapësira. Për shembull, shkruani mirdita si jeni?, jo mirdita.si.jeni?.

Nëse shkelni cilëndo nga këto rregulla, mund të përjashtoheni edhe pa paralajmërim.

Sqarim rreth spamfilter-it

Pse disa mesazhe mund të bllokohen automatikisht?

Mundohuni të mos shkruani tekste tepër të gjata, sepse ndonjëherë ato mund të bllokohen automatikisht nga chat-i.

Bllokimi ndodh për shkak të reklamave të shumta. Fjalitë që shkruani mund të përmbajnë të njëjtat shkronja ose modele si ato të faqeve që reklamohen.

Shembull: një mesazh që përmban përsëritje të shumta të shkronjës X mund të bllokohet nga filtri, për shkak të masave kundër reklamave të faqeve XXX.

Komandat për vizitorët

Komandat kryesore që mund t'ju ndihmojnë gjatë përdorimit të chatit.

Hyrja në dhoma

/list - Shfaq listën e dhomave në AlbaChat.

/join #emridhomes - Ju mundëson të hyni në një dhomë.

Shembull: /join #kuiz

Injorimi i përdoruesve

/ignore NICK - Injoron personin që ju shqetëson në privat.

/unignore NICK - Heq injorimin që keni vendosur më herët.

Shembuj: /ignore DeviL ose /unignore DeviL

Veprime dhe nofka

/me mesazhi - Dërgon një veprim në dhomë.

Shembull: /me I përshëndes të gjithë të pranishmit!

/nick nofka - Ndryshon nofkën tuaj.

Shembuj: /nick DeviL ose /nick Nicku-juaj

Privatësia e mesazheve

/mode nofka +R - Bllokon mesazhet private nga nofkat e paregjistruara.

/mode nofka -R - Lejon përsëri mesazhet private.

/mode nofka +D - Bllokon mesazhet private për të gjithë, përveç administratorëve.

/mode nofka -D - Heq këtë kufizim.

/mode nofka +P - Lejon mesazhe private vetëm nga personat në listën tuaj.

Lista e lejuar e privatësisë

/pmlist - Shfaq përdoruesit që mund t'ju shkruajnë privatisht.

/openpm NICKUN - Shton nofkën në listën e lejuar.

/openpm NICKUN -persist - E mban nofkën në listë edhe pas shkëputjes.

/closepm NICKUN - Heq lejen që nofka t'ju shkruajë privatisht.

Shembuj: /openpm DeviL ose /closepm guest*

Informacion dhe mesazhe

/whois NICK - Shfaq më shumë informata rreth përdoruesit.

!shiko NICK - Tregon kur ka qenë dikush online.

Shembuj: !shiko DeviL ose !shiko *!chat@*.zemra.org

!msg NICK mesazhi - Lë një mesazh për dikë që nuk është aktualisht në chat.

Shembull: !msg DeviL Vetëm desha të të përshëndes.

Kujdes: mesazhet offline

Mund të lini mesazh për persona që përdorin të njëjtën nofkë sa herë që hyjnë në chat.

Nëse nuk përdorni gjithmonë të njëjtën nofkë, shënoni në fund të mesazhit se kush jeni.

Mbani mend: mesazhet offline janë të dobishme vetëm nëse marrësi mund t'ju identifikojë.

Kontaktoni stafin e Zemra.Org

Për çdo problem, ankesë, kërkesë apo sugjerim, mund të kontaktoni stafin e Zemra.Org përmes faqes së kontaktit, në dhomën #Ndihme ose me email.

Email: [email protected]

Stafi i Zemra.Org ju uron biseda të këndshme!